Këshilli i Sigurimit: Heroinat e Kosovës përballen me Vuçiqin

Këshilli i Sigurimit: Heroinat e Kosovës përballen me Vuçiqin

Vetë e pesta u lajmërua nga New Yorku, të hënën pasdite.

Me Fahrije Hoti, Shyhrete Tahirin në njërën anë, e me Vasfije Krasniqin e Elhame Muçollin në anën tjetër, presidentja Vjosa Osmani paralajmëroi pjesëmarrjen në Këshill të Sigurimit.

Me 4 heroinat, e para e shtetit shkoi edhe në Mbledhjen që Kombet e Bashkuara e kanë thirrur për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Secilën nga to, që janë të mbijetuara nga lufta e vitit 1999 kundrejt Serbisë, i përmendi Osmani, kur pohoi se vetëm në Poklek u masakruan 53 civilë, përfshirë gra e fëmijë.

Kjo e nervozoi presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq që kritikoi edhe organizatorët për lejimin e tyre në sallë, teksa tërhoqi edhe një paralele.

Atyre iu doli në ndihmë shefja kosovare, që konfirmoi se ato janë këtu si anëtare të kabinetit të saj.

E kryetari serb, duke bërë atë që di më së miri – propagandën, akuzoi qeverinë e Albin Kurtit se po shkel ia bashkëkombësit e tij për aspiratat për “Shqipëri të Madhe”.

Pretendimet e Vuçiqit, presidentja i quajti të pavërtetave, teksa nikoqirëve ua bëri me dije trysninë e serbëve të Kosovës nga Beogradi.

Si dëshmi që Vuçiqi nuk po do t`i ndihmojë serbët e Kosovës, Osmani shtoi se ishte lobimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian, e cila do t`u sillte më shumë të drejta krejt komuniteteve në Kosovë. /Klankosova.tv

MARKETING