Këshilli i Qytetit të Shkupit përshëndeti vendimin e Qeverisë dhe kërkoi që të vazhdojnë bisedimet për normalizimin e situatës në qytet
Koordinatorët e grupeve të këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit sonte në seancë të jashtëzakonshme kanë arritur konsensus dhe kanë miratuar konkluzion me të cilin kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë për sigurim të naftës nga rezervat shtetërore për nevojat e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik (NQP) dhe kërkuan që në koordinim me BNJVL-në të vazhdojnë bisedimet me Qytetin e Shkupit për normalizimin e gjendjes në qytet.