Këshilli i ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut ka përshëndetur emërimin e Shekerinkës për zëvendës sekretare e përgjithshme të NATO-s
Këshilli i Ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut përshëndeti sot emërimin e Radmilla Shekerinskës për zëvendës sekretare të përgjithshme të NATO-s. Nga Këshilli kumtuan se besojnë se Shekerinska do t’i kryejë me sukses detyrat e saj dhe do të kontribuojë në përforcimin e Aleancës, duke punuar në avancimin e kësaj aleance të vetme, më të fuqishme mbrojtëse në botë.
“Kjo është sukses i madh në karrierën e saj politike, por një sukses edhe më i madh për Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse vendosja e një personi nga vendi ynë në një pozitë kaq të lartë në Aleancën e NATO-s, në një moment kaq kompleks të historisë së saj, kur Evropa është përballja me një kërcënim të madh për sigurinë e saj, paraqet njohje për Maqedoninë, si pikë që mund të jetë vend për çlirimin e tensioneve, shembull i respektit të ndërsjellë për dallimet dhe i kultivimin e vlerave evropiane, por edhe shembull i proaktivitetit dhe vendimmarrjes në momentet kyçe me rezultate pozitive”, theksohet në kumtesën e Këshillit.
Duke përgëzuar emërimin e Radmila Shekerinskës si zëvendës sekretare e përgjithshme e NATO-s, Këshilli konsideron se kjo është një konfirmim i cilësive të saj personale, profesionale dhe organizative. Këshilli i Ambasadorëve beson se zëvendës sekretarja e re e përgjithshme e NATO-s, Shekerinska me sukses do t’i kryejë detyrat e saj dhe do të kontribuojë në përforcimin e Aleancës, përmes punës për promovimin e natyrës unike të kësaj aleance më të fortë mbrojtëse në botë.
“Ndërkohë, Republika e Maqedonisë së Veriut tregon se, edhe pse e vogël, mund të kontribuojë dukshëm për paqen në Evropë dhe në botë përmes veprimit të saj aktiv në NATO”, potencuan nga Këshilli i Ambasadorëve.