Këshilli Gjyqësor zgjodhi 25 gjykatës të ri në pesë gjykata themelore dhe në Gjykatën themelore penale Shkup
Këshilli Gjyqësor sot zgjodhi 25 gjykatës të rinj për më shumë gjykata themelore, si dhe për Gjykatën Themelore Penale – Shkup.
Pas konkursit të parë nga Gazeta Zyrtare numër 73/23 u zgjodhën tre gjykatës në Gjykatën Themelore Manastir, dhe atë gjykatësit Petar Çallovski, Elena Zhorovska dhe Goran Dimovski. Në Gjykatën Themelore Sveti Nikollë u zgjodh Dragana Ilioska, në Gjykatën Themelore Strumicë Katerina TOdorova, ndërsa në Gjykatën Themelore Tetovë Bojana Toiq dhe Musa Rexhep.
Pas konkursit të publikuar në Gazetën Zyrtare numër 112/23 u zgjodh edhe një gjykatës në Gjykatën Themelore Manastir, përkatësisht Ivan Kolevski, tetë në Gjykatën Themelore Civile Shkup, dhe atë Kristian Mitrevski, Simona Bubevska Mucunski, Liljana Kostojçinoska, Dragan Petrusheski, Maja Katariniq, Andrea Apostollovska Malinoska, Pajtim mashkulli dhe Jovanov Jordan. Në Gjykatën Themelore Penale Shkup u zgjodhën shtatë gjykatës, përkatësisht Maria Begoviq, Biljana Smaqoska, Dragana Isakoska, Dragan Josifovski, Ahmet Idrizi, Frosina Stojanoska, Kiril Georgiev dhe dy në Gjykatën Themelore Strumicë Biljana Ivanova dhe Kostadin Gjorgjiev.
Gjykatësi që u zgjodh në Gjykatën themelore penale Shkup, Kiril Georgiev, është djali i anëtarit të Këshillit gjyqësor, Nake Georgiev, i cili sot parashtroi dorëheqje nga funksioni në Këshill.