Këshilli gjyqësor i zgjodhi Anita Boshkovskën dhe Katerina Georgievskën gjykatëse në Gjykatën supreme
Këshilli gjyqësor në mbledhjen e sotme të 436-të i zgjodhi Anita Boshkovskën dhe Katerina Georgievskën gjykatëse në Gjykatën supreme nga fusha civile.
Në konkursin për zgjedhjen e katër gjykatësve në Gjykatën supreme, prej të cilëve dy për fushën penale dhe dy për fushën civile, u paraqitën pesë kandidatë, por Këshilli gjyqësor nuk zgjodhi asnjërin prej pesë kandidatëve për gjykatës nga fusha penale.
Nga fusha civile u paraqitën pesë kandidatë, prej të cilëve e ranguara e parë me 74 pikë gjykatësja Anita Boshkovska e cila mori 10 vota “për” dhe dy kundër, prëderisa e ranguara e dytë me 68,4 pikë Katarina Georgievska e cila mori 10 vota “për” dhe dy kundër. Këshilli gjyqësor në pajtim me ligjin gjykatësit i zgjedhë me së paku tetë vota “për” nga gjykatësit me të drejtë vote dhe voton nga i ranguari i parë e deri tek zgjehdja e numrit të nevojshëm të gjykatësve në pajtim me konkursin e publikuar. Kandidatë të tjerë ishin Elizabeta Dukovska me 64,8 pikë, Roza Georgieva me 55,5 pikë dhe Enver Bexheti me 53,3 pikë.
Nga fusha penal, nga pesë kandidatët e paraqitur Zoran Dimitrievski mori 4 vota “për” dhe 8 kundër, Danka Ristova 6 vota “për”, 6 kundër, Tatjana Dukoska 4 vota “për” dhe 8 kundër, Enver Bexheti 4 vota “për” dhe 8 kundër dhe Enver Amzai, gjithashtu 4 vota “për” dhe 8 kundër.
Kjo është zgjedhja e parë e gjykatësve në një gjykatë më të lartë, sipas kritereve të reja për vlerësim.