Këshilli Gjyqësor e konstatoi dorëheqjen e kryetares Dameva, zgjedhja e kryetarit të ri është prolonguar deri në kompletimin e Këshillit

Këshilli Gjyqësor sot në mbledhje urgjente e konstatoi dorëheqjen e parevokueshme të kryetares së Këshillit, Vesna Damevska, e cila sot paradite në një paraqitje publike njoftoi se për shkak se hasi në vesh të shurdhër te pushteti për sigurimin e drejtësisë së shpejtë dhe efikase, si dhe përpjekjet për shkeljen e integritetit të saj nga ana e funksionarëve të lartë qeveritarë, jep dorëheqje të parevokueshme nga funksioni.