Këshilli Drejtues i FFM-së vendos: Milevski do të jetë seleksionues i Maqedonisë deri në fund të eliminatoreve EURO 2024!

Këshilli Drejtues i FFM-së vendos: Milevski do të jetë seleksionues i Maqedonisë deri në fund të eliminatoreve EURO 2024!

Nuk ka ndryshime në postin e seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. Bllagoja Milevski do të vazhdoj të udhëheqë Maqedoninë deri në fund të mandatit të tij ose më saktë deri në nëntor kur përfondojnë ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian.
Ky vendim o sollë sot nga Këshilli Drejtues i FFM-së. Ndërkohë në media ditëve të fundit përfliteshin emra të ndryshëm për të zëvendësuar Milevskin, por të gjithë spekulimet “bien në ujë”, pasi nuk do të ketë ndryshime në postin e seleksionuesit.
Maqedonia ndeshjen e radhës për eliminatoret e EURO 2024 e ka kundër Italisë në Shkup muajin e ardhshëm.

MARKETING