Kërstevski: Të fitojmë Besën dhe të ruajmë vendin e parë

Kërstevski: Të fitojmë Besën dhe të ruajmë vendin e parë

Shkëndija e Tetovës të shtunën luan në transfertë me Besën e Dobërdollit në Gostivar në duelin e vlefshëm për xhiron e 28-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Para mediave për këtë duel foli sulmuesi i krahut, Vane Kërstevski.

“Mund të them se atmosfera në ekip është super, e shkëlqyeshme. Punojmë mirë këtë javë, përgatitemi për Besën. E dimë se luajmë me ekip cilësore, por qëllimi ynë është të shkojmë atje të luftojmë dhe të koleksionojmë tre pikë. Ta ruajmë vendin e parë, dallimi me Sileksin është 4 pikë, nëse mund ta zmadhojmë dhe shpresojmë në rezultat të favorshëm”¸deklaroi Kërstevski.

MARKETING