Kequshqyrja, OBSH: Preken 30-50% e pacientëve të shtruar në spitale në Europë

Kequshqyrja, OBSH: Preken 30-50% e pacientëve të shtruar në spitale në Europë

30-deri në 50% e pacientëve të shtruar në spitale preken nga kequshqyerja.

Një raport i fundit i realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Europën, ka nxjerr në pah se kequshqyerja e lidhur me sëmundjet është një gjendje e nëndiagnostikuar dhe e nëntrajtuar nga sistemet shëdetësore.

Ajo mund të shkaktohet pothuajse nga të gjitha sëmundjet akute ose kronike, duke përfshirë sëmundjet jo të transmetueshme.

Të dhënat flasin se kequshqyerja prek 40% të pacientëve me kancer, 30–70% të pacientëve të moshuar, 24% e pacientëve të shtruar me probleme kardiovaskulare ose pulmonare si dhe 38–78% e pacientëve në kujdes intensiv.

Ekspertët thonë se kequshqyerja e lidhur me sëmundjet mund të dëmtojë shëndetin e pacientit në shumë mënyra. Ai dobëson aftësinë e trupit për të luftuar infeksionin dhe për t’u rikuperuar nga sëmundja dhe mund të ketë një dëm serioz në shëndetin mendor. Kjo do të thotë komplikime, qëndrime më të gjata në spital dhe nivele edhe më të larta të vdekshmërisë midis pacientëve.

Studimet ndërkombëtare tregojnë se 1 në 10 pacientë me status të mirë ushqimor pranimi bëhet i kequshqyer përgjatë ditëve të përparimit të sëmundjes.

Nisur nga kjo situatë ekspertët e OBSH ju rekomandojnë të gjithë vendeve që të njohin kequshqyerjen e lidhur me sëmundjet si një temë të rëndësishme për t’u trajtuar nga politikëbërësit dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor, të aplikojnë kujdesin ushqimor në kujdesin parësor dhe në çdo mjedis ambulator dhe spitalor; dhe të forcohet edukimi për të ushqyerit tek profesionistët e kujdesit shëndetësor.

MARKETING