Keq e më keq! Ka tentuar t’i kthejë 100 eurot që ia kanë vjedhur online, i ka humbur edhe 6000 euro tjera

Keq e më keq! Ka tentuar t’i kthejë 100 eurot që ia kanë vjedhur online, i ka humbur edhe 6000 euro tjera

Një 47 vjeçar nga Ohrit ka denoncuar në polici se është mashtruar nga një person për rreth 6000 euro.
Sipas denoncimit, transmeton SHENJA, kohë më parë, personi në fjalë në një aplikacion ka investuar 100 euro të cilat para i ka humbur.
Më pas më datë 20.11.2024 në rrjetet sociale ka parë një ofertë për rikthimin e parave, ku është edhe regjistruar, ndërsa disa ditë më parë i është paraqitur personi të cilin e ka njoftuar me problemin.
“Pas disa ditëve personi sërish e ka kërkuar dhe e ka njoftuar se në llogarin e tij në Bankën Popullore ka të bllokuar 15.630 dollarë dhe se për ta kryer pagesën do të duhet ta instalojë një aplikacion dhe ta rris limitin në bankën e tij afërishtë në të njejtën shumë aq sa është dashur t’ia paguan. Pasi e ka kryer veprimin ka vërejtur se nga llogaria e tij janë realizuar dy transaksione në vlerë prej 6000 eurove”, thonë nga MPB.
Policia ka njoftuar se po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

MARKETING