KB Shkupi rikthehet në elitën e basketbollit vendor

KB Shkupi rikthehet në elitën e basketbollit vendor

Klubi i Basketbollit Shkupi vitin e ardhshëm zyrtarisht do të luajë në elitën e basketbollit vendor.

KB Shkupi sonte fiton Maxharin me rezultatin bindës 77:59 dhe kështu siguroi triumfin e dytë në serinë gjysmëfinale të plej-ofit në Ligën e Dytë dhe kështu siguroi biletë për në elitë.

Meritorë në këtë sukses të ekipit të Shkupit ishte edhe trajner Toni Simiç i cili riktheu ekipin në kategorinë më të lartë të basketbollit pas pesë vitesh.

Kujtojmë që sezonin e ardhshëm në mesin e 12 skuadrave elitare do të kemi dy skuadra shqiptare, KB Shkupi dhe KB Çair 2030. /SHENJA.

MARKETING