Katër vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Katër vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Sot janë bërë katër vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe që mori jetën e 51 personave, dukë lënë me qindra e mijëra të tjerë pa banesa.
Në mesin e 51 personave që humbën jetën ishin edhe tetë fëmijë.
Dy nga zonat më të goditura ishin Durrësi dhe Thumana, ku po ashtu aty ishte edhe numri më i madh i personave që humbën jetën.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019-të shkaktoi gjithashtu dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë në disa zona të qytetit të Durrësit, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës e Tiranës.

MARKETING