Katër vjet burg për Arifin dhe një vit e nëntë muaj për Amitin për rastin “Geriatria”
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot i shqiptoi dënime me burg ish-drejtorit të Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative, Muhsin Arifi, si dhe Blerim Amitit, të punësuar në të njëjtin institucion, në rastin e njohur si “Geriatria”.
Arifi u dënua për shkak se ka kërkuar ryshfet për shtrimin në spital të një personi në gjendje të rëndë shëndetësore, edhe pse kjo ishte pjesë e detyrës së tij zyrtare. Ndërkohë, Blerim Ameti u dënua me një vit e dhjetë muaj burg, pasi u kap në flagrancë duke marrë 20 mijë euro, të destinuara për Arifin.
Të dy të akuzuarit gjatë gjithë procesit kanë mohuar fajësinë.

