Katër persona u shpëtuan nga Liqeni i Ohrit pasi varka me të cilën lundronin u prish

Më 28 qershor 2025, katër persona u shpëtuan në Liqenin e Ohrit, pasi humbën kontrollin e varkës së tyre me vela për shkak të kushteve të këqija të motit. Policia e Ohrit reagoi shpejt dhe i shpëtoi ata, duke i transportuar në siguri pa pësuar lëndime. Varka u dëmtua nga erërat e forta dhe valët, por ndërhyrja e shpejtë e policisë parandaloi një tragjedi.
MARKETING
Incidenti u raportua më 28 qershor 2025 në orën 7:30 të mbrëmjes, kur u njoftua se disa persona po kërkonin ndihmë nga një objekt lundrues, i cili ndodhej rreth 2.5 kilometra nga bregu përballë autokampit “Izvidnicki”.
“Policia ka reaguar menjëherë në terren, ka gjetur katër personat në varkë të cilët po kërkonin ndihmë me zë të lartë. Duke marrë të gjitha masat e nevojshme, ata u transportuan në mënyrë të sigurt në stacionin e policisë në kanalin Studençishta. Edhe varka me vela u shpëtua, pjesa e pasme e së cilës, për shkak të erës së fortë dhe valëve, ishte thyer. Kjo kishte çuar në humbjen e plotë të kontrollit të mjetit nga personi që e drejtonte atë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë kufitare, personat e shpëtuar u nxorën pa lëndime dhe situata është vënë nën kontroll”, thuhet në njoftimin e SPB Ohër.