Katër persona përfundojnë në polici në Tetovë, janë përleshur për çështje pronësore

Katër persona përfundojnë në polici në Tetovë, janë përleshur për çështje pronësore

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se 4 persona nga fshati Pirok kanë përfunduar në polici pas përleshjeve mes tyre për çështje pronësore dhe juridike.
Nga SPB-Tetovë thonë se ka proces gjyqësor për çështjen e pazgjidhur mes palëve.

“Dje (14-dhjetor) në ora 12:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në fshatin Pirok të Tetovës është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik i ndërsjellë në të cilin kanë marrë pjesë katër persona nga ky fshat për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura pronësore-juridike për të cilat ata ishin në një proces gjyqësor. Dhjetë minuta më vonë, dy nga të përfshirët në përleshje, F.I.(29) dhe K.I.(25) vetë janë paraqitur në Departamentin e Policisë në Kamnjan dhe janë siguruar edhe dy personat tjerë të përfshirë.”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

MARKETING