Katër nga të lënduarit në zjarrin në Koçan sot kthehen nga jashtë

Katër nga të lënduarit në zjarrin në Koçan sot kthehen nga jashtë

Ministria e Shëndetësisë informon se sot kthehen katër nga personat e lënduar në zjarrin në Koçan, të cilët janë trajtuar në qendra mjekësore në Kroaci (dy pacientë), Suedi (1 pacient) dhe Itali (1 pacient).

Në shtetet e huaja janë të hospitalizuar gjithsej 60 pacientë. Gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë vendit mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike.

“Në spitalet në vend aktualisht po trajtohen 7 pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum i Ohrit”, dy pacientë në spitalin privat Sistina dhe një pacient në Klinikën për Pulmologji. Ministria e Shëndetësisë po e ndjek vazhdimisht gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të ofrimit të trajtimit më të mirë të mundshëm dhe rehabilitimit të mëtejshëm”, thonë nga MSH.

MARKETING