Katër beteja për një ëndërr – sonte vendosen biletat e fundit për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve

Katër beteja për një ëndërr – sonte vendosen biletat e fundit për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve

Ndeshjet kthyese të fazës play-off të Ligës së Kampioënve zhvillohen sonte (e mërkurë), me përballje të forta në Itali, Spanjë dhe Francë, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.

Faza play-off e Liga e Kampionëve hyn sonte në natën vendimtare, me katër ndeshje kthyese që do të përcaktojnë skuadrat e fundit që sigurojnë kalimin në 1/8-tën e finales. Presioni është maksimal dhe gabimet nuk falen.

Në Bergamo, Atalanta përballet me Borussia Dortmund në një duel që premton ritëm të lartë dhe intensitet nga minuta e parë. Italianët kërkojnë të imponojnë lojën e tyre agresive në shtëpi pas humbjes 2-0 nga ndeshje e parë, ndërsa gjermanët mbështeten te përvoja evropiane dhe tranzicionet e shpejta.

Në Torino, Juventusi pret Galatasarayn në një përballje me shumë presion. Zonja e Vjetër synon kontroll dhe siguri nga minuta e parë pas humbjes së lartë 5-2, ndërsa turqit vijnë me synimin për të rrezikuar dhe për ta mbajtur ndeshjen të mbyllur deri në fund.

Në Paris, Paris Saint-Germain përballet me Monaco në një derbi francez me aromë Evrope. PSG kërkon autoritet dhe qetësi në menaxhimin e sfidës së fituar 3-2 në udhëtim, ndërsa Monaco shpreson të shfrytëzojë çdo hapësirë për të befasuar.

Ndërkohë në Madrid, Real Madrid pret Benficën në një duel klasik të Ligës së Kampionëve. Madrilenët synojnë të konfirmojnë statusin e favoritit pas fitores 0-1 nga ndeshja e parë, por portugezët vijnë me besim dhe pa asgjë për të humbur.

Mbrëmje e madhe evropiane, katër ndeshje vendimtare dhe vetëm një qëllim: kalimi mes 16 më të mirëve të kontinentit. Kush do të festojë sonte dhe kush do t’i japë fund ëndrrës evropiane mbetet të shihet.

MARKETING