Katari bën thirrje për zbatimin e plotë të armëpushimit në Gaza

Katari bën thirrje për zbatimin e plotë të armëpushimit në Gaza

Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, bëri thirrje sot për zbatimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, raporton Anadolu.

Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan në Doha, bin Abdulrahman theksoi nevojën për fillimin e fazës së dytë të marrëveshjes për të sjellë stabilitet në rajon.

Faza e parë gjashtëjavore e marrëveshjes hyri në fuqi në Gaza më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit që ka vraré mbi 47.400 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori 2023.

Marrëveshja trefazore e armëpushimit përfshin shkëmbimin e të burgosurve dhe qetësinë e qëndrueshme, duke synuar një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Fraksionet palestineze kanë liruar 18 robër sipas marrëveshjes në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

MARKETING