Kasami: VLEN po sjell investime dhe mbështetje për të gjitha komunat

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se gjatë një viti qeverisje me VLEN janë realizuar investime të rëndësishme që po sjellin vende të reja pune dhe përmirësim të jetës për qytetarët.
Sipas Kasamit, qeveria ka ndihmuar bizneset dhe ka tërhequr investime të huaja në zona industriale në mbarë vendin, ku dhjetëra kompani kanë nisur ose paralajmëruar investime që do të hapin qindra vende pune.
Ai theksoi gjithashtu se qeveria VLEN ka ndarë fonde për zhvillimin e infrastrukturës në të gjitha komunat, pa marrë parasysh se nga kush udhëhiqen ato. “Kjo është qasje e drejtë dhe e barabartë ndaj të gjithëve,” u shpreh Kasami.