Kasami: VLEN do të sjellë një model të ri të qeverisjes lokale në shërbim të qytetarëve

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë hapjes së shtabit qendror të koalicionit VLEN, bëri thirrje për mobilizim të gjerë në të gjitha komunat shqiptare, nga Struga deri në Likovë. Ai theksoi se angazhimi nuk bëhet për individët, por për qytetarët, me synimin për të ofruar një model të ri dhe të përgjegjshëm të qeverisjes lokale, raporton SHENJA.
MARKETING
“Sot me hapjen e këtij shtabi unë dua që të mobilizohemi gjithandej, që nga Struga e deri në Likovë, që nga Dollneni e deri në Çashkë, të mobilizohemi që të fitojmë komunat. Jo për kandidatët të cilat do t’i nxjerr VLEN, por për qytetarët e atyre komunave për të ofruar nje model ndryshe të qeverisjes së pushtetit lokal”, u shpreh Kasami.
Kasami tha se koalicioni VLEN bart përgjegjësinë për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet vendore. Ai nënvizoi nevojën për një lidership të ndershëm dhe efikas në shërbim të komunitetit. /SHENJA/