Kasami takon ambasadorin turk Ulusoy: Në fokus projektet dhe përfitimet për qytetarët

Kasami takon ambasadorin turk Ulusoy: Në fokus projektet dhe përfitimet për qytetarët

MARKETING

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në një takim ambasadorin e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoy. Takimi është vlerësuar si miqësor dhe i frytshëm, ku është diskutuar për projekte zhvillimore, bashkëpunime kulturore dhe investime strategjike që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Tetovës.

MARKETING

Sample Image

“Diskutuam mbi projektet zhvillimore që mund të sjellin përfitime konkrete për qytetarët tanë, bashkëpunime kulturore dhe investime strategjike që forcojnë lidhjet mes Tetovës dhe Turqisë,” u shpreh Kasami në një postim publik.

Ai gjithashtu njoftoi se së shpejti në Tetovë do të ndërtohet një kopsht për fëmijët turq, si pjesë e këtij bashkëpunimi.

MARKETING