Kasami: Stadiumi do të kushtojë 10 milionë euro dhe bëhet për 36 muaj!

Kasami: Stadiumi do të kushtojë 10 milionë euro dhe bëhet për 36 muaj!

Qyteti i Tetovës më në fund do të përfitojë një stadium modern të futbollit. Kryetari i kësaj komune, Bilall Kasami sot ka folur para mediave, duke dhënë detaje për tenderin që u hap ditën e djeshme për rokontrsuimin e stadiumit të Tetovës.

Bilall Kasami, kryetar i Tetovës
“Komuna e Tetovës përmes Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” ka shpallur tenderin më të rëndësishëm deri më tani për Tetovën e që ka të bëjë me ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve sportive, duke filluar me stadiumin kryesor të qytetit. Lënda e kontratës së prokurimit publik ka një vlerë të parashikuar prej 600.000.000 denarë pa TVSH, ose rreth 10 milionë euro. Ky projekt është shembulli konkret i përkushtimit tonë ndaj zhvillimit të infrastrukturës sportive dhe krijimit të ambienteve të përshtatshme për rekreacionin e qytetarëve tanë”.

Kasami zbulon se stadiumi do të realizohet duke respektuar të gjitha standartet e UEFA-së për infrastrukturën e stadiumeve,

Bilall Kasami, kryetar i Tetovës
“Në fazën e parë të këtij projekti monumental, është paraparë hartimi i projekti ideor për rikonstruimin e stadiumit të qytetit. Projekti ideor do të përgatitet duke respektuar standardet e UEFA-s për infrastrukturën e stadiumeve dhe rekomandimet për ndërtimin e objekteve të reja dhe rindërtimin e atyre ekzistuese. Po ashtu, janë marrë parasysh dispozitat e rregullores për infrastrukturën e stadiumeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Federata e Futbollit të Maqedonisë”.

Tenderi për stadiumin e Tetovës do të jetë i hapur deri më 22 dhjetor të këtij viti, përderisa përfundimi i këtij projekti është paraparë të bëhet brenda 36 muajsh dhe do të kushtojë afër 10 milionë euro. Kujtojmë se në këtë stadiumin, ndeshjet si nikoqir i luan Shkëndija e Tetovës, teksa me rikonstrumin e tij sipas paralajmërimeve, pritet që kuqezinjtë ti zhvillojnë edhe takimet Europiane në stadiumin e Tetovës.

Aziz Sahiti /SHENJA/

MARKETING