Kasami promovon bulevardin që lidh Tetovën me Porojin, Xhepçishtin dhe Tearcën

Kasami promovon bulevardin që lidh Tetovën me Porojin, Xhepçishtin dhe Tearcën

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë promovimin e pjesës së re të Bulevardit “VS Bato”, e cila lidh qytetin e Tetovës me fshatrat Poroj, Xhepçisht dhe Tearcë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Kasami theksoi se projekti nuk është thjesht një premtim për fushata zgjedhore, por një angazhim i vazhdueshëm për zhvillimin e qytetit. “Ju kujtohen thashethemet që shpërndanin se ‘e bëjmë për zgjedhje’ ose se ‘do kryhen zgjedhjet dhe do e lënë’? Ne kemi dëshmuar se e duam Tetovën çdo ditë, jo vetëm gjatë fushatës”, shkruan ai.

 Kasami gjithashtu u shpreh i lumtur që banorët e fshatrave të përmendura tani janë më afër Tetovës se kurrë më parë dhe bëri një paralelizëm me projektin e “aeroportit”, duke theksuar se Komuna do të vazhdojë me projekte të mëdha për qytetin.

Ky bulevard pritet të përmirësojë lidhshmërinë dhe transportin për banorët e zonave përreth, duke kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.

MARKETING