Kasami për letrat e Ahmetit: Po sillet si një fëmijë i llastuar!
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka deklaruar se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti do të duhet të sillet si opozitë dhe të punojë në reformimin e partisë.
Ai është shprehur si i vjen keq që Ahmeti pas katër muajve nuk e ka kuptuar se është në opozitë dhe se duhet të sillet si opozitë.
“Kjo nënkupton reformimin e partisë së tij, ai edhe më tutje sillet si një fëmijë llastuar, ku sipas tij të gjithë të tjerët janë fajtor, ndërsa vetëm ai vetë jo dhe njerëzit rreth tij që e sollën në opozitë nuk janë fajtor. Unë do i kisha sugjeruar që të bëjë një riformatim të mirë të partisë dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme”, tha Kasami, duke komentuar letrat që Ali Ahmeti u ka dërguar ndërkombëtarëve.
Kasami tha se po vazhdojnë me realizimin e projekteve në interes të qytetarëve dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve, ndërsa Ahmeti ka kohë të shkruaj letra ndërsa përgjigjen do ta marrë në zgjedhjet e ardhshme.