Kasami për Akademinë Shqiptare: Kemi arritur marrëveshje për mbështetje, do të shohim si do të realizohet

Kasami për Akademinë Shqiptare: Kemi arritur marrëveshje për mbështetje, do të shohim si do të realizohet

Në seancën e sotme të 43-të, Këshilli i Komunës së Tetovës, miratoi buxhetin për vitin 2025, i cili do të jetë 49,3 milionë euro.

Buxheti u votua me 27 nga gjithsej 31 këshilltarë dhe para votimit asnjë nga këshilltarët nuk doli për ta debatuar këtë pikë të rendit të ditës.

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, u pyet nëse do të ndahen mjete buxhetore për shoqatën e qytetarëve që kërkon themelimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare.

Ai tha se i qëndrojnë atij zotimi, por nuk është çështje e buxhetit që është miratuar.

“Sa i përket Akademisë Shqiptare, është e sigurt se ne si Komunë e Tetovës, në përputhje me obligimet e marra, do të qëndrojmë pranë saj dhe do të vazhdojmë të jemi në marrëveshje me ta se si do të realizohet. Pra, nuk bëhet fjalë për buxhetin që u miratua sot. E thashë do të thotë se është një çështje mbështetjeje për të cilën tashmë kemi rënë dakord dhe do të shohim se si do të realizohet”, tha Kasami.

MARKETING