Kasami nga Saraji: VLEN-i do të jetë shtëpia e përbashkët e shqiptarëve

Kasami nga Saraji: VLEN-i do të jetë shtëpia e përbashkët e shqiptarëve

Kryetari i Lëvizja BESA dhe njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me strukturat e degës së partisë në Saraj, ku në fokus të diskutimit ishte e ardhmja dhe procesi i bashkimit të VLEN-it.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe mobilizuese, Kasami theksoi se me vendimin e Kuvendit Qendror është nisur “rruga pa kthim” drejt bashkimit dhe strukturimit të plotë të VLEN-it, me synimin për krijimin e një shtëpie të përbashkët, të fortë dhe të organizuar mirë.

“VLEN-i po bëhet sepse është vullnet dhe kërkesë e aktivistëve, votuesve dhe të gjithë shqiptarëve, vullnet i shprehur në dy palë zgjedhjet e fundit,” u shpreh Kasami para të pranishmëve.

Ai falënderoi strukturat e Sarajit për angazhimin dhe kontributin e deritanishëm, veçanërisht për rolin e tyre në fitoren e VLEN-it në këtë komunë, duke i ftuar që energjinë dhe përkushtimin ta investojnë në procesin e bashkimit dhe homogjenizimit të mëtejshëm të koalicionit.

Takimi në Saraj vjen në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të Lëvizjes BESA dhe VLEN-it për konsolidimin e strukturave dhe forcimin e bashkëpunimit në terren.

MARKETING