Kasami nga fshati Gajre: Më 19 tetor është dita jonë!

Kasami nga fshati Gajre: Më 19 tetor është dita jonë!

Kandidati i koalicionit VLEN, për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka njopftuar se ka qëndruar sonte në malësinë e Tetovës, më saktësisht në fshatin Gajre.
“Sërish në malësinë e Tetovës. Sonte qëndruam në Gajre, për një kafe e bisedë të sinqertë me banorët e këtij fshati të dashur.
Biseduam hapur për hallet e përditshme të tyre, por edhe për shpresat dhe vizionin që kemi për Tetovën tonë.
Malësia e Tetovës na mëson për qëndrueshmëri e forcë, pikërisht këto që na duhen neve për të ecur përpara.
Me 19 tetor është dita jonë. Bashkë, si një familje, do ta nisim kapitullin e dytë për Tetovën, që ta bëjmë më të fortë dhe më krenare”, ka shkruar Kasami.

MARKETING