Kasami: Nëse në shkolla duhet të intonohet himni aktual, atëherë tek shqiptarët duhet të intonohet himni shqiptar

Kasami: Nëse në shkolla duhet të intonohet himni aktual, atëherë tek shqiptarët duhet të intonohet himni shqiptar

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot është pyetur në lidhje me deklaratën e tij se nëse intonohet himni në shkolla, atëherë do të duhet të intonohet edhe himni shqiptar. Ai tha se këtë deklaratë e ka thënë në cilësinë e kryetarit të komunës së Tetovës.

“Ne e dimë që himni i shtetit nuk reflekton realitetin multietnik të shtetit dhe të shoqërisë në Maqedoni të Veriut. Përderisa është ky realitet atëherë ne kërkojmë dhe këtë qëndrim e kam dhënë fillimisht si kryetar i komunës së Tetovës nuk është që është në koordinim me partitë tjera, atëherë kjo nënkupton që ose duhet të ndërrohet himni i shtetit dhe të respektohet diverziteti kulturor dhe etnik ose nëse bihet vendim që kështu sic është të intonohet atëherë duhet të respektohet përkatësia multietnike e shoqërisë, dhe në komunat me shumicë shqiptare si komuniteti i dytë shumicë duhet të intonohet edhe himni shqiptar”, ka thënë Kasami, raporton SHENJA.

MARKETING