Kasami: E çliruam pushtetin qendror, tani do t’i çlirojmë edhe komunat!

Kasami: E çliruam pushtetin qendror, tani do t’i çlirojmë edhe komunat!

Kryetari i Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, gjatë konventës promovuese për zgjedhjet lokale, u shpreh i vendosur për të vazhduar betejën politike në nivel lokal, duke e cilësuar si një vazhdimësi të çlirimit të pushtetit nga keqpërdorimi.

“Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që na e keni dhënë dhe jemi të vendosur që bashkë me ju ta çojmë betejën deri në fund. Ashtu siç e çliruam pushtetin qendror nga keqpërdorimi, keqmenaxhimi, vjedhja dhe abuzimi, tash është koha t’i çlirojmë edhe komunat tona,” deklaroi Kasami.

Ai theksoi rolin historik të Tetovës në zgjimin politik të shqiptarëve në vitin 2021, kur, sipas tij, edhe pse në kushte të pafavorshme politike dhe me numra më të vegjël, arritën të sjellin ndryshimin.

“Vij nga një qytet që paralajmëroi zgjimin e shqiptarëve që në vitin 2021. Atëherë ishim më të dobët politikisht dhe më pak në numër, por me plot energji dhe dëshirë për të bërë gjëra të mëdha,” shtoi Kasami, duke lënë të kuptohet se koalicioni VLEN synon të ripërsërisë atë sukses në të gjithë komunat shqiptare. /SHENJA/

MARKETING