Kapet me 105 km/h në zonë urbane, sanksionohet 21-vjeçari nga Shtipi
MARKETING
Dje në orën 17:20 në bulevardin “Goce Dellçev” në Shtip, policia ka kapur një shofer që po voziste me 105 km/h.
MARKETING
Shpejtësia e lejuar në këtë zonë është 50 km/h.
Bëhet fjalë për një 21-vjeçar nga Shtipi, ndaj të cilit janë marrë masa dhe do të përballet me dënim sipas ligjit.
Nga MPB njoftuan se kontrollet me radar do të vazhdojnë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e trafikut. Ata theksuan se tejkalimi i shpejtësisë është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve. Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e banuara.

