Kapen substanca narkotike në “Tabanoc”, arrestohen dy shtetas të huaj

Kapen substanca narkotike në “Tabanoc”, arrestohen dy shtetas të huaj

Në pikën kufitare “Tabanoc”, dje në orën 12:30 nëpunës policor nga stacioni policor për pikën kufitare dhe mbikëqyrje kufitare “Tabanoc”, kanë privuar nga liria N.K (65) nga Republika e Greqisë dhe H.F.M. (46) nga Austria.

Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve “Mercedes” me targa të Austrisë e cila drejtohej nga N.K., ndërsa shoqërues ka qenë edhe H.F.M., është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, epruveta të lëngut ngjyrë kafe dhe gjësende të tjera.
Personat i janë dorëzuar nëpunësve policor nga Njësia për trafikim të paligjshëm të drogës pranë SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

MARKETING