Kapelo sulmon hapur arbitrat dhe VAR-in: Janë një mafie
Fabio Kapelo nuk kursen kritikat ndaj sistemit aktual të arbitrimit. Në një intervistë për “Marca”, ish-trajneri i Milanit, Romës, Juventusit dhe Real Madridit, tregon pakënaqësinë e tij ndaj VAR-it dhe skandalit Negreira në Spanjë.
“Arbitrat janë një mafie”, thotë Kapello. “Nuk duan të përfshijnë ish-lojtarë ose trajnerë që e njohin futbollin. Shpesh marrin vendime të gabuara sepse nuk kanë luajtur. Një lojtar preket në fytyrë, hidhet dhe ata fishkëllijnë. Po pse?” Sipas tij, zgjidhja është e thjeshtë: një ish-lojtar ose trajner duhet të jetë pranë arbitrit për t’i dhënë këshilla. Kapelo tregon se me UEFA-n janë rishikuar 20 penallti; vetëm 6 ishin të sakta.
Duke folur për rastin Negreira, ish-trajneri kujton titujt e fituar me Real Madridin: “Janë përpjekur të na ndalojnë, por nuk ia dolën. Fitoret kundër të gjithëve kanë edhe më shumë vlerë pas këtij skandali”.
Ai kritikon edhe drejtësinë sportive spanjolle: “Juventusi nuk ka paguar arbitrat dhe megjithatë u dërgua në Serie B. Në Spanjë nuk ndodh asgjë me Negreirën. Në Itali veprohet.
Kapelo tregon qartë pakënaqësinë e tij ndaj mbylljes së klasës së arbitrave dhe përdorimit të VAR-it, duke kërkuar më shumë transparencë dhe përfshirje të ekspertëve të futbollit.

