Kane shkëlqen me dy gola në fitoren e Bayernit

Kane shkëlqen me dy gola në fitoren e Bayernit

Bayerni ka shënuar fitore ndaj Augsburgut, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së dytë në Bundesliga.

Felix Uduokhai realizoi autogol në minutën e 32’, për t’ia dhënë epërsinë klubi gjerman. Ndërsa Harry Kane me një gol në minutën e 40’, i dërgoi skuadrat në pushimin në mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, Kane realizoi edhe një herë tjetër, në minutën e 69’.

Golin e vetëm për Augsburgun e realizoi Belje, në minutën e 86’.

Bayerni pas ndeshjeve renditet në vendin e dytë me gjashtë pikë.

MARKETING