Kandidatja e VMRO-së: Ka ardhur koha për një Ilinden të katërt

Kandidatja e VMRO-së: Ka ardhur koha për një Ilinden të katërt

Kandidatja për presidetne nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkoka, konsideron se teza “një shoqëri për të gjithë” është krejtësisht e gabuar dhe e palogjikshme. Ajo vlerëson se ne kemi dy shoqëri dhe ato nuk jetojnë bashkë, sepse liderët e atyre shoqërive lidhin marrëveshje në bazë të politikës së biznesit. Siljanovska thotë se është koha për një Ilinden të katërt dhe për një republikë të katërt të Maqedonisë.

 

GORDANA SILJANOVSKA-DAVKOKA, KANDIDATE PËR PRESIDETNE  NGA VMRO-DPMNE

“Ajo që më shqetëson veçanërisht këto ditë është vetëdija se do të kremtojmë 80 vjetorin e  KAÇKM-së, Ilindenit të dytë. Krenarinë e merituam dhe e forcuam si në himn me betejën për drejtësi. Kështu ishte me Republikën e Krushevës, me partizanët dhe me KAÇKM-në në vitin 1991. Mendoj se është koha për një Ilinden të katërt, për një Republikë të katërt të Maqedonisë. Një republikë nga populli dhe për popullin”.

 

MARKETING