Kanatllarovski publikon listën, e merr edhe Anes Meliqin

Kanatllarovski publikon listën, e merr edhe Anes Meliqin

Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut, Dragi Kanatllarovski ka publikuar listën me futbollistët që do ti llogaritë për dy ndeshjet eliminatore të Euro 2025 ndaj Holandës dhe Gjibraltarit.

Në listën e Kanatllarovskit për këto dy ndeshje janë përfshirë 24 futbollist, ndërsa në mesin e tyre ka bërë ftesë edhe për Anes Meliqin, lojtarin aktual të Shkëndijës së Tetovës, teksa deri më tani ka qenë pjesë e rregullt e gjeneratave të reja te Maqedonia dhe së fundmi te U19. Gjithashtu së bashku me Meliqin janë edhe tetë shqiptarët tjerë si Reshat Ramadani, Imran Fetai, Ardijan Çilafi, Hamza Ramani, Besar Guxhufi, Behar Feta, Fisnik Isaki dhe Fiton Ademi.

Grumbullimi i reprezentuesve U21 është përcaktuar për me 2 shtator në Shkup. Ndeshjen ndaj Holandës do ta luajnë me 5 shtator, ndërsa atë me Gjibraltarin me 9 shtator.

MARKETING