KAMPIONATI RINIS ME DERBIN SHKUPI – SHKËNDIJA

Fundjava do të rikthejë kampionatin në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pas pauzës dimërore, sezoni rinis me derbin Shkupi – Shkëndija. Kjo përballje interesante do të luhet në Kërçovë për shkak pezullimit të stadiumit në Çair, ndërsa do të zhvillohet edhe pa praninë e publikut, ashtu kanë konfirmuar edhe nga tabori i kampionëve në fuqi. Në kuadër të xhiros së 19-të, gjithashtu do të luhen edhe 4 takime tjera. Struga Trim Lum do të luajë në transfertë me Tikveshin, Makedonija Gjorçe Petrovi i Muharem Bajramit përballet me Akademia Pandevin, Pobeda pret Rabotniçkin dhe Bregallnica takohet me Skopjen. Të gjitha takimet do të luhen të dielën, duke nisur nga ora 14:00.

MARKETING