Kallëzim penal për përdhunim të një fëmije në RMV, paraburgim për 64 vjeçarin e dyshuar

MPB-ja njofton se më datë 04.04.2025, DPB Makedonski Brod në SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S. (64) nga Makedonski Brod në Prokurorinë Themelore Publike Kërçovë për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të dënueshme nga neni 188 paragrafi 5 i KP-së “dhunim i fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet”.
B.S. dyshohet se me datë 04.03.2025 në Makedonski Brod ka puthur dhe prekur trupin e një vajze të mitur nga Makedonski Brodi. Ngjarja e datës 04.03.2025 i ka paraprirë e njëjta ngjarje më 03.07.2025 nga B.S. ndaj së njëjtës vajzë, për të cilën dëshmitarët okularë kanë raportuar në Qendrën për punë sociale në Makedonski Brod, por nga ana e tyre nuk janë marrë masa, për çka do të vijojnë aktivitete shtesë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga gjyqtari i procedurës paraprake të B.S. i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pas së cilës është dërguar në Burgun e Manastirit.