Kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar kundër inspektorëve të ISHT-së

Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër gjashtë personave zyrtarë-inspektorë, të punësuar në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, edhe atë kundër S.B.(32), Ј.R.(54), V.М.(47), B.S.(46), S.S.(61) dhe R.B.(37), të gjithë nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të KP të RMV-së, kumtoi sot MPB-ja.
MARKETING
Gjatë muajit mars dhe prill në vitin 2023, duke ndërmarrë veprime zyrtare dhe duke kryer kontrollë në tri objekte të cilat kanë punuar si këmbimore, në afërsi të Bit Pazarit-Shkup, për të cilat është konfirmuar se nuk kanë qenë të regjistruar si subjekte juridike dhe nuk kanë poseduar licenca në BPRM-së për kryerjen e punëve një periudhë më të gjatë kohore kanë punuar si këmbimore, të denoncuarit, në pajtim me Ligjin për parandalimin e kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar në pajtim me të cilën vetë kanë deklaruar, personave të pranishëm në këmbimoret e paligjshme të këmbimit valutor u detyruan t’u shqiptonin vendimin për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë, vulosjen e objekteve të tyre, konfiskimin e sendeve, pajisjeve dhe mjeteve me të cilat është kryer vepra penale, si dhe shqiptimin e gjobës në shumë prej 1000 deri në 20.000 euro në kundërvlerë në denarë.
“Megjithatë, inspektorët e tregut kanë shkelur të gjitha dispozitat e ligjit të përmendur dhe në tre kontrolle të jashtëzakonshme të personave të gjetur në të tre objektet si këmbimore, as nuk kanë nxjerrë vendim për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së paregjistruar dhe as nuk kanë vulosur ambientet ku të njëjtit kanë kryer veprimtarinë e kundërligjshme, as nuk i kanë hequr mjetet, sendet dhe pajisjet me të cilat është kryer kundërvajtja dhe nuk kanë shqiptuar gjobë nga 1.000 deri në 20.000 euro në kundërvlerë në denarë”; sqarojnë në kumtesën e MPB-së.