Kallëzim penal ndaj një shkupjani i cili përmes faqes së internetit ka shitur bileta për një koncert inekzistent

Sektori për Krimi Kompjuterik pranë MPB-së në PTHP Shkup ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Publike Shkup kundër A.H. (25) nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik”.
Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, biletat me të cilat mashtroi qytetarët A.H. i shiti në periudhën nga 4 prilli deri më 13 qershor të vitit 2025.
“Si person përgjegjës i një kompanie që organizon ngjarje muzikore, përmes faqes së internetit për shitjen e biletave, ka mundësuar blerjen elektronike të biletave për një koncert që nuk ishte planifikuar fare të mbahej, përkatësisht nuk ishte lidhur asnjë kontratë për mbajtjen e tij, në ç’mënyrë i ka mashtruar njerëzit që të blinin bileta për koncertin dhe në këtë rast nuk i ka refunduar paratë”, njoftuan nga MPB.