Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.S. (35) nga Shkupi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.

MARKETING

Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, F.S., i punësuar në një kompani private në Shkup, ka vepruar si ndërmjetës në ankandet e pasurive të sekuestruara të shitura nga Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar. Ai i ka ofruar një apartament në Ohër një qytetari 40-vjeçar nga Kumanova dhe disa apartamente në Ohër dhe Shkup, si dhe një automjet, një qytetari tjetër 50-vjeçar nga i njëjti qytet.

Të dy personat kanë nënshkruar kontrata me F.S. dhe i kanë paguar shuma të konsiderueshme parash: 26.000 euro i pari dhe 79.000 euro i dyti. Megjithatë, pas përfundimit të supozuar të ankandeve, ata nuk kanë marrë asnjë dokumentacion nga subjekti juridik përkatës.

Pas hetimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë të SPB Kumanovë në bashkëpunim me Departamentin për Krime Ekonomike, më 12 maj 2025, F.S. është arrestuar në hyrje të Kumanovës. Me urdhër të prokurorit publik, ndaj tij është ngritur procedurë e shpejtë penale.

MARKETING