Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, ka bërë video të paautorizuara në kazermën e Tetovës
MARKETING
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj A.Sh. (61) nga Studeniçani i Shkupit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake dhe incizim të tyre”.
MARKETING
Sipas policisë, i dyshuari ishte i angazhuar si shofer autobusi në një kompani që bashkëpunon me Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut për transport të organizuar ndërgarnizonal. Më 17 shkurt të këtij viti, ai dyshohet se ka hyrë në mënyrë të paautorizuar në hapësirat e kazermës në Tetovë.
Gjatë qëndrimit në këtë zonë, sipas raportit zyrtar, ai ka realizuar tre video-incizime, të cilat më pas i ka shpërndarë përmes një aplikacioni celular.
Autoritetet kompetente kanë bërë të ditur se po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

