Kallëzim penal ndaj dy personave nga Struga, kanë kërcënuar një deputet

MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj dy personave për shkak se kanë kërcënuar një deputetë të Kuvendit të RMV-së.
“SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.K. (35) dhe B.K. (33), të dy nga fshati Veleshtë, Strugë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”.
Më 18.05.2025, përmes një aplikacioni në rrjetin social, të akuzuarit kanë bërë kërcënime ndaj S.S. (42) nga Struga, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPB-së.