Kallëzim penal kundër 12 personave për lëshimin e çekut pa mbulesë dhe keqpërdorim të kartelës pagesore

Kallëzim penal kundër 12 personave për lëshimin e çekut pa mbulesë dhe keqpërdorim të kartelës pagesore

Sektori për kriminalitet kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër 12 personave, prej të cilëve 10 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Republikës së Kosovës për veprën penale të “lëshimit të çekut të papaguar dhe keqpërdorimit të kartelës së pagesës”, e dënueshme sipas nenit 274 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe të veprës penale “bashkëveprim”.

Të njëjti dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 10 milionë denarë.

“Konkretisht, gjatë muajit janar 2023, të dyshuarit kanë bërë keqpërdorim të kartelave të pagesës (mashtrim me rimbursim) të lëshuara nga një bankë në Republikën e Maqedonisë, në atë mënyrë që ato janë përdorur nga kompani të huaja aktive (me terminal fizik ose virtual) përmes të cilave në mënyrë të paautorizuar janë miratuar kthime të mjeteve (refund), të cilat transaksione nuk janë dërguar në bankë si transaksion për kontabilitet, prandaj nuk ka pasur ndikim në transaksionet reale në pikën e shitjes, por nga ana tjetër, është rritur në mënyrë joreale shumën e rimbursimit të bërë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

 

MARKETING