Kaja Kallas të premten në Shkup në takim me kryeministrin Mickoski

Kaja Kallas të premten në Shkup në takim me kryeministrin Mickoski

 Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë sot niset në turne nëpër Ballkanin Perëndimor, në kuadër të së cilës të premten do të qëndrojë në Shkup, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

MARKETING

Siç kumtoi Shërbimi evropian për punë të jashtme, Kallas në Shkup do të takohet me kryeministrin Hristian Mickoski.

Kallas dhe minsitri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do ta hapin Dialogun e parë për siguri dhe mbrojtje mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, që pason pas arritjes së Marrëveshjes bilaterale për partneritet të mbrojtjes dhe sigurisë në nëntor të vitit të kaluar.

Është paraparë që Kallas e shoqëruar nga minsitri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski ta vizitojë Grupin e përhershëm ballkanik mjekësor të punës.

Në kaudër të vizitës në Shkup, siç paralajmëroi EEAS, Kallas do të ketë takime edhe me përfaqësues të organizatave rinore dhe të studentëve në vend.

Para se të arrijë në Shkup, Kallas do të qëndrojë në Beograd, ku nesër do të ketë takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me kryeminsitrin Gjuro Macut, me ministrat e jashtëm dhe për Integrime evropiane, Marko Gjuriq dhe Nemanja Staroviq, me kryetaren e Kuvendit, Ana Bërnabiq, si dhe me përfaqësues të grupeve opozitare të deputetëve. Krahas kësaj, Kallas do të tkaohet edhe me përfaqësues të studentëve dhe të organizatave qytetare.

Nga Beogradi, nesër pasdite Kallas do të niset drejt Prishtinës, ku do të takohet me përfaqësues të partive politike në Kosovë dhe organizata qytetare, do ta vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për sundim të së drejtës në Kosovë – EULEKS dhe do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-it, Enriko Barduani.

Kjo është vizita e dytë e Kallasit në rajon, pas marrjes së detyrës, pasi që më parë, nga 7 deri më 9 prill qëndroi në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Qëllimi i vizitave është të tregohet përkushtimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja e perspektivave të vendeve nga rajoni për anëtarësim në Union, por edhe për përforcim të përpjekjeve të tyre për harmonizim të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së bllokut.

MARKETING