Ka ndërr’uar jetë një vajzë 5-vjeçare
Një vajzë pesë vjeçare ka vdekur në Klinikën e fëmijëve shkak i ndezjes në tru.
Nga Klinika e Fëmijëve për televizionin “Sitell” thonë se vajza 5 vjeçare është hospitalizuar tek ata para dy jave, pasi është ankuar në dhimbje të forta koke.
Nga Klinika njoftojnë se është mjekuar në Repartin e neurologjisë, mirëpo gjendja është përkeqësuar dhe javën e kaluar është transferuar në kujdesin intensiv.
Gjithashtu nga Klinika bëjnë me dije se kanë bërë të gjitha përpjekjet, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë vajzën tek e cila është zhvilluar meningo – encefaliti, kurse pardje kanë konstatuar vdekjen.