Ka ndërruar jetë një i burgosur në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”

Ka ndërruar jetë një i burgosur në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë një i burgosur në Burgun e Idrizovës, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas njoftimit zyrtar të MPB-së, i burgosuri S.D. ishte transportuar për ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” rreth orës 01:20 pas mesnate. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai ka ndërruar jetë në orën 03:07, si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik, i cili ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

MARKETING