Ka mashtruar qytetarët se do t’ju sigurojë viza për në Gjermani, banorja e Gostivarit përfiton mbi 18 mijë euro

Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën e penale – Mashtrim, njoftojnë nga Prokuroria themelore Publike Shkup. E dyshuara, në periudhën nga marsi i vitit 2022 deri në mars të këtij viti, duke u paraqitur si punëtore në Ambasadën Gjermane në Shkup dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme në RMV-së, ka mashtruar tetë persona nga Gostivari. Qëllimi i saj ishte të përfitonte në mënyrë të paligjshëm.

“Ajo u ofroi viktimave tu siguronte viza pune për në Gjermani ose certifikata të njohjes së gjuhës gjermane, ndërsa në këmbim u merrte para. Në këtë mënyrë, nga të gjithë të dëmtuarit, ajo ka arritur të përfitojë pasuri totale të kundërligjshme prej rreth 18.500 euro. Pasi ua mori paratë, ajo ndaloi së kthyeri telefonatat e tyre”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, raporton SHENJA

MARKETING