Ka ligj dhe do të përgjegjigjen para tij, i porositi Mickoski supermarketet të cilat po formojnë grupe kartelesh

Të gjithë ata që mendojnë se do t’i bashkojnë forcat në një kartel ka ligji dhe do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, porositi sot kryeministri, Hristijan Mickoski nga Negotina, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka zbuluar një bashkim kartelesh të disa supermarketeve, gjegjësisht dakordim të çmimeve të produkteve ushqimore dhe për të cilën është ngritur procedurë kundërvajtëse. Kryeministri Mickoski theksoi se në baza ditore është në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ministrin e Ekonomisë dhe Punës dhe Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe, siç tha, asnjëherë më parë terreni nuk ka qenë i mbuluar me inspektime dhe analiza dhe monitorim të qartë të gjendjes në zinxhirë, supermarkete, minimarkete etj.
“Kushdo që mendon se mund të përdor truqe ka një ligj dhe do të mbajë përgjegjësi sipas ligjit. Të gjithë ata që mendojnë se do të bashkojnë forcat në një kartel ka ligj dhe do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Të gjithë ata që mendojnë se në kurriz të popullit do të pasurohen, ne si qeveri nuk do ta lejojmë këtë”, tha kryeministri Mickoski.
Në pyetjen e gazetarëve nëse disa nga zinxhirët e mëdha të supermarketeve po taktizojnë lidhur me çmimet më të ulëta, nëse mendon në këtë ta vazhdoni kohëzgjatjen e kësaj mase, kryeministri Mickoski është decid se ai që taktizon do të paguajnë gjobë në përputhje me ligjin.
“Jo, nuk mund të taktizojnë, ka një afat ligjor, i cili është me dekret etj. dhe nuk mund të tktizohet. Ai që taktizon do të paguajë gjobë sipas ligjit. Nuk ka taktizim”, deklaroi Mickoski.