Ka filluar takimi Kovaçevski- Mickoski në Klubin e deputetëve

Ka filluar takimi Kovaçevski- Mickoski në Klubin e deputetëve

Në Klubin e deputetëve ka filluar takimi i liderëve midis kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski.

Sipas kumtesës së Qeverisë të liferuar të hënën në takimin Kovaçevski – Mickoski do të bisedohet para së gjithash për vendimet të cilat duhet të merren në Kuvend me qëllim të vazhdimit të integrimit evropian të vendit si edhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë faktorëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinje me të gjithë fqinjët tanë.

Nga VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, gjithashtu të hënën kumtuan se qëndrimi i partisë është se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë dhe ky Kuvend nuk ka legjitimitet për një hap të tillë.

MARKETING