Juventusi vazhdon të zhgënjejë, Como “shtang” bardhezinjtë

Juventusi po kalon një formë të dobët këtë sezon, ku pas 5 barazimesh radhazi, bardhezinjtë kanë marrë dhe humbjen e parë të sezonit kundër Comos.
Ekipi i Fabregas, që po surprizon mjaft mirë deri më tani, ishte perfekt në një duel të vështirë kundër “Zonjës”, duke triumfuar 2-0.
Goli i parë u shënua që në minutën e katërt me anë të Kempf. Nico Paz mendoi për dyfishimin e shifrave për vendasit, të cilët dolën nga kjo sfidë me tre pikë të rëndësishme.
Kështu Juventusi zbret në vendin e 6-të me 12 pikë, ndërkohë që parakalohen pikërisht nga Como, që i rrëmben vendin e pestë.
REZULTATI:
COMO 2-0 JUVENTUS
Kempf 4’, Nico Paz 79’